Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Yll Zekaj: Manastiret strehë e personave me të kaluar kriminale

Gazeta10
27 Shtator 2023 - 18:19

Avokati Yll Zekaj, i ftuar në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, duke komentuar sulmin e fundit në veri ka thënë se sulmuesit nuk kanë qenë kryers individual, por ka qenë një strukturë paramilitare e organizuar mirë.

“Ka qenë një celulë  e një organizate terroriste për qëllime më të mëdha. Humbjet do të ishin shumëfish më të mëdha nëse nuk do të intervenonte siç duhet policia e Kosovës”, tha Zekaj.

Ai tutje tha që Policia e Kosovës ka qenë e ndihmuar edhe nga AKI dhe së bashku duhet të marrin informata të mjaftueshme për prokurorinë.

“Duhet të shikohet mënyra e financimit, si kanë depërtuar në Kosovës me një armatim kaq të madh. Kjo duhet të jetë kritikë për një kontroll më efektiv të kufirit”, tha Zekaj.

Ai në fund tha që Manastiret kanë qenë  strehë e personave me të kaluar kriminale. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.