
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadikku, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Kosova nuk ka polici rezervë sikurse ka ushtrinë rezervë.
“Kosova akoma nuk e ka aktivizuar policinë rezervë dhe kjo është gabim”, tha Ibishi.
Ai tutje kritikoi shtetin për mungesën e mbështetjes për policinë duke e quajtur turp të madh.
Sipas tij polici rrezikon vetën duke e mbrojtur qytetarin dhe vet nuk ka sigurim dhe mbështetje.
Ibishi tha që çdo polici i ka benefitet për shkak të rrezikut në punë. “Nuk mendohet fare për ta, kjo shoqëri duhet të këndellët, edhe sigurimet shëndetësore mungojnë, bëhen sigurimet për zyrtarë shtetëror e jo për policët”, tha Ibishi. /Gazeta10/