Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pamje të rënda| Një person i shtrirë për toke nga aksident i rëndë në magjistralen Gjilan -Prishtinë

Gazeta10
28 September 2023 - 8:17

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llabjan.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një person nga mbetur i shtrirë në tokë.

Rastin e konfirmuar për “Gazeta 10”, zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin” tha Ahmeti për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.