
Me shumë ushtrojmë apo fotografohemi në fitnes ishte tema që u trajtua në emisionin, “Dita e Re” në program të mëngjesit në Kanal 10, me të ftuar trajneren e fitnesit Besiana Jashari dhe në anën tjetër trajnerin tjetër Lis Osmani.
Në lidhje me pyetjen e parashtruar në emision, trajnerja Besiana tha se ushtrojmë më shumë por edhe fotografinë nuk e anashkalojmë pasi sipas saj kemi deshirë që të shfaqim atë se çfarë jemi duke bërë arritur me ushtrimet tona.
Ajo tutje theksoi se fitnesi luan rol të madh në shëndetin mendor pasi klientët e saj kanë krijuar tashmë varësi nga fitnesi sepse ndikon në aspektin fizik, psikologjik dhe përfundoi se fitnesi është terapi që shoqëria e gjenë veten aty.
“Unë si sportiste edhe si trajnere i motivoj shumë edhe e shoh që klientet e mija e kanë një lloj varësie tash prej fitnesit, nëse nuk vinë e di që nuk ndihen mirë dhe une në rast se nuk shkoj nuk ndihem mirë pasi ndikon shumë fizikisht, psikiqikisht etj”, tha Jashari.
Ndërsa trajeri Lis Osmani tha se në kohën e tashme ka një vetëdijësim tek popullata pasi sipas tij parimisht rinia po ushtrojnë më shumë sesa që po fotografohen.
Tutje ai theksoi se shumica e shoqërisë fillojnë më ushtru duke u bazuar në ushtrime që i shohin në aplikacione të ndryshme dhe sipas tij fitnesi është një sport delikat pasi në rast se nuk bëhet stervitja siç është me rregulla s’duhet bërë sepse përndryshe ka pasojat e veta.
“Kjo është pak problem pasi shumica kur fillojnë fitnesin tentojnë me fillu me ushtrime që i shohin në youtube dhe ekziston një mundësi shumë e vogël për me bo ushtrimin gabim pra me levizje shumë të vogla e bënë ushtrimin gabim dhe kur e bënë gabim më mirë është mos me ba fare” tha Osmani. /Gazeta10/