Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku:  Kosova nuk ka sulmuar e vrarë në Banjskë, përkundrazi, mbrojtën secilin civil

Gazeta10
28 September 2023 - 12:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Serbia vazhdon të jetë po e njëjta që nga koha e luftës.

 Ai ka thënë se tani duhet mençuri për vendin duke theksuar se në Kosovë, nuk janë kthyer individë të armatosur pasi kanë vrarë një polic të një shteti tjetër, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij faktet janë të qarta, se Kosova nuk ka sulmuar Serbinë dhe nuk ka vrarë një polic të një shteti tjetër.

“Kosova nuk ka vendosur trupa të armatosur në objekte fetare. Kosova nuk ka rrezikuar popullsi civile. Përkundrazi, Policia e shtetit të Kosovës me profesionalizëm ka asgjësuar rrezikun terrorist duke mbrojtur pelegrinët civil në Manastir. Ka mbrojtur me plot sakrificë – dhe kjo sakrificë mban emrin e Afrim Bunjakut – rendin kushtetues në përballje me terroristë”, është shprehur Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, ka thënë se politika e Serbisë një çerek shekulli pas luftës së 99-së, nuk befason.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.