Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Paralajmërohet fletë-arrest ndërkombëtar për Milan Rajdoiçiq

Gazeta10
28 September 2023 - 15:44

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ajo ka thënë se do të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar shumë shpejt për Milan Radojçiq.

“Ai është kriminel, është njëri prej kryekriminelëve që e ka organizuar sulmin terrorist në Republikën e Kosovës.Besoj që shumë shpejt Prokuroria Speciale për flet-arrest dhe flet-rrështim ndërkombëtar në mënyrë që ai të ndiqet penalisht për të gjitha krimet që i ka bërë.Është hera e parë që grupet terroriste po luftohen nga Policia e Kosovës, të merremi me punën madhështore të tyre dhe jo me individë që po i shërbejnë dikujt tjetër”, tha Haxhiu për Lajmin.net

Më tutje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Policia e Kosovës me veprimet e tyre në veri të Kosovës kanë mbrojtur Republikën tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.