
Palestrës sportive në Samadrexhë i vendoset emri i Heroit Afrim Bunjaku dhe nga Komuna e Vushtrisë janë ndarë një vlerë prej 5000 eurove.
Me kërkesë të Këshillit të Fshatit Samadrexhë, sot kuvendi komunal, njëzëri votuan për vendosjen e emrit të heroit Afrim Bunjaku.
Këshilli i Fshatit e falënderon kryetarin e komunës, Ferit Idrizi, kryesuesen, Melihate Basholli dhe të gjithë asamblistët që mbështetën këtë iniciativë.
Përveç votimit për emërtimin e palestrës, Komuna e Vushtrrisë ndau edhe 5000 euro për familjen e Heroit Afrim Bunjaku.