Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thirrja e SHBA-së ndaj Serbisë për heqjen e trupave afër kufirit, reagon presidentja Osmani

Gazeta10
29 September 2023 - 22:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas konferencës së mbajtur në Washington ku SHBA-ja shprehi shqetësimin e saj për rritjen e trupave në kufi me Kosovën dhe i kërkoi Serbisë tërheqjen e tyre.

Osmani ka thënë se SHBA-ja gjithmonë qëndrojnë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.

„Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden, duke thirrur veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovë“, ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka thënë se mirëpret thirrjen për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës, shkruan Express.

Në fund Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të Kosovë në NATO për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë e fituara me shumë vështirësi.

„Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi“, ka përfunduar e para e shtetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.