Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Varrosen terroristët e vrarë në Banjskë, dy në Kosovë, njëri në Serbi

Gazeta10
01 October 2023 - 20:45

Serbët e grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës sot një javë në Banjskë të Zveçanit, janë varrosur sot.

Mediumi “Kossev” raporton se dy serbë janë varrosur në Kosovë e një në Serbi.

Stefan Nedeljkoviq u varros në Vërnjaçka Banja në Serbi në ceremoninë e të cilit mori pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, duke vendosur kurorë lulesh, raporton “Kossev”.

Igor Milenkoviq është varrosur në fshatin Graniçan afër Leposaviqit, ndërsa Bojan Mijailoviq në varrezat e qytetit në Leposaviq. Milenkoviq la pas tre fëmijë dhe një grua.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ministri i MPB-së Xhelal Sveçla sot kanë publikuar pamjet se si terroristët u trajnuan në një bazë ushtarake në Serbi, katër ditë para se ta sulmonin Policinë e Kosovës.

Pamjet i shpërndau edhe kryeministri Kurti duke theksuar se sulmi u mbështet nga shteti serb.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.