Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdxhiku: Radojiçiq t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë

Gazeta10
03 October 2023 - 15:33

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Milan Radojiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë.

“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i terroristëve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim”.

“Terroristi Radojciq duhet t’i dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë, si pjese e pashmangshme e bërjes se drejtësisë për vrasjen e heroit Bunjaku. Një vend kandidat për në BE nuk duhet të tolerohet me një politikë të tillë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbaje përgjegjës institucionet udhëheqëse te Serbisë, politike dhe ato të sigurisë, për një tendence te tille. Për Kosovën, në të njëjtën kohe, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tonë të drejtë në raport me Serbinë”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.