Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në kampionatin ballkanik

Gazeta10
04 October 2023 - 13:07

Donjeta Sadiku është shpallur kampione e Ballkanik të boksit për senior në kategorinë deri 60 kilogramë.

Ajo fitoi medaljen e artë me vetëm një luftë të fituar. Sadiku të martën, në ditën e fundit të Ballkanikut që u mbajt në Albena të Bullgarisë e mposhti boksieren nga Ukraina, Tetiana Dovgal.

Në fakt, pjesëmarrëse në ballkanikun e mbajtur në Bullgari, në kategorinë deri 60 kilogramë ishin vetëm Donjeta dhe boksierja ukrainese. Donjeta e dominoi kundërshtaren në ring. Ishte bindshëm më e mirë në të tria raundet. I dha grushte të vazhdueshme kundërshtares nga Ukraina për ta fituar medaljen e artë. Në podium doli e vetme për ta pranuar Kupën dhe medaljen e Ballkanikut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.