
Alban Hyseni – Kryetari i Komunës së Gjilanit pas shkarkimit të Drejtores së Arsimit në këtë komunë, ka thënë se kanë pasur ankesa që proces i rekrutimit të mësimdhënësve nuk ka shkuar siç duhet.
Hyseni përmes një statusi në Facebook, ka deklaruar se prandaj është anuluar konkursi, transmeton Gazeta10.
“Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë”, ka shkruar ai.
Më tej, Hyseni ka thënë se barazia dhe drejtësia përcjellin punën e tyre, andaj do të vazhdojnë të qeverisin në këtë mënyrë.
“Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që përcjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi. Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush. Ndryshim. Ndershmëri. Profesionalizëm”.
Kjo deklaratë e Hysenit vjen pas shkarkimit të drejtoreshës së Arsimit në Gjilan, Selvije Sylejmanit, me justifikim nepotizmin. /Gazeta10