
Në një dokumentar të përgaditur nga televizion Top Channel për situatën në veri të vendit ata kanë treguar disa detaje nga kjo ngjarje e ndodhur.
Gjatë këtij dokumentari ata kanë hulumtuar gjithçka lidhur me situatën duke bërë edhe të ditur që Serbia shpenzon një buxhet të frikshëm për Ministrinë e Mbrojtjes.
Tutje ata kanë treguar se në mjaft raste Beogradi zyrtar është kujdesur të japë mesazhe force duke ekspozuar flotën e armatimeve që blen çdo vit. Më konkretisht në vitin 2021 buxheti i Serbisë për ministrinë e Mbrojtjes ishte rreth 1.2 mld dollarë, me një diferencë të madhe nga vendet e tjera të rajonit. Në po të njëjtin vit Kosova investoi vetëm 79 mln dollarë.
Poashtu gjatë këtij dokumentari kanë zbuluar edhe ku stërvitëshin edhe terroristët serbë në veri të vendit.
“Brishtësia e situatës dhe hijet e konfliktit që mund të rindizet nga momenti në moment gjenden kudo. Tregues është edhe ngritja e një poligoni qitjejeje, vetëm pak metra para hyrjes në fshatin Banjskë.Është e pakuptueshme se për çfarë arsyesh në këtë zonë që gjarpëron në një terren të vështirë dhe mes pabindjesh të shumta, është i nevojshëm një poligon qitjeje”, thuhet në dokumentar.
Ky Poligon në pamje të parë jashtë duket sikur është bosh, gjatë momenteve që “Inside Story në Top Channel” ndaloi për ta filmuar, njerëzit që ndodheshin brenda reaguan me nervozizëm dhe bënin vazhdimisht shenja duke na kërkuar të largoheshim.
Ekspertët janë të bindur që grupi i terroristëve stërvitej prej kohësh në këto zona jashtë kontrolli.