Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti kërkon që ndërkombëtarët të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë

Gazeta10
06 October 2023 - 22:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.

Sky News shkruan se Kurti shfaqet dukshëm i indinjuar dhe i frustruar teksa shprehet se Serbia po e mohon sepse po luan me librin e lojërave të Putinit në Donbas.

“Ata [Serbia] e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të veshur me të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo pak, por njerëz të gjelbër që donin të fillonin një luftë dhe ta ndanin Kosovën”- ka thënë Kurti për Sky News.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e kanë dënuar sulmin e armatosur, mirëpo kanë theksuar se janë në pritje të hetimit të plotë përpara se të marrin ndonjë vendim.

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.

Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.