
Rrahman Jasharaj – Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, ka thënë se greva mund të vazhdojë me muaj, pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.
Jasharaj në Politiko me Kushtrim Sadikun ka thënë se kanë dorëzuar padi penale për Ministrin e Ekononimsë, Hekuran Murati, sa i përket të hyrave të SBAShK-ut, raporton Gazeta10.
Më tej, ai ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurti, që të diskutojnë që të gjejnë një zgjidhje.
“Nëse Kurti dëshiron, unë mund të mos shkoj në takim, ka edhe të tjerë që mund t’i përfaqësojnë interesat tona”, tha Jasharaj./Gazeta10