Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq takon Munsch: Presim që KFOR të mbajë pozicionin neutral

Gazeta10
11 October 2023 - 10:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch.

Në këtë takimi, presidenti Vuçiq ka kërkuar që KFOR të mbajë pozicion neutral ndaj statusit të misionit të NATO-s në Kosovë.

“Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë dhe Metohi, mbështesim angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandateve të bazuara në Rezolutën 1244 të OKB-së, si dhe të presim që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive drejt qëllimit duke parandaluar çdo shqetësim të situatës së sigurisë në terren”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.