
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, analisti Halil Matoshi ka thënë se rizgjimi i konfliktit palestino-izraelit na e rikonfirmon nevojën që të koordinohemi me bashkësinë ndërkombëtare.
“Na mundemi me ba vetëm një punë, siç duket kryeministri e ka marrë leksionin, me u koordinu me aleatët tonë, me SHBA-të, ka thënë Matoshi.
I pyetur se a ka gjasa që të kthehen në dialog Kurti dhe Vuçiq pas sulmit terrorist në Banjskë, Matoshi tha që Kosova e ka interes vital nacional kthimin në dialog me Serbinë.
Sipas tij, për kthimin në dialog vendos vetëm Kurti i cili e ka marrë leksionin nga konflikti në lindjen e mesme dhe i qaset në mënyren e duhur dialogut.
Matoshi e ka cilësuar si totalisht aut deklaratën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca. /Gazeta10/