Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku dhe Rama vizitojnë punimet e ‘Rrugës A’: Ky është projekti më i madh kapital

Gazeta10
11 October 2023 - 21:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë vizituar punimet në rrugën e quajtur ‘Rruga A’.

Abdixhiku në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se ky është projekti më i madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet.

‘’Sot, me Përparimin, i bëmë vizitë ekipeve punuese 👷‍♂️👷‍♀️🚜 në projektin më të madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet. E njohur si Rruga A, me 6 korsi, me kolektorë e infrastrukturë moderne përcjellëse, ajo nisi të jetësohet në maj të këtij viti. Me tempon aktuale të punëve – në të dy skajet e rrugës – ajo do të përfundojë qysh para verës së ardhshme 🚧’’, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së Abdixhiku, ka thënë se ‘’Prishtina po ecë në rrugë e ritëm të jashtëzakonshëm.

‘’Koha të flasim e punojmë për projekte konkrete si zëvendësim i ngarkesës me të shkuarën, e zymtësi polariziese sot’’, ka shtuar tutje kryetari i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se Kosova meriton më mirë.

‘’Kosova meriton më mirë!

Kosova, sikurse Prishtina, mundet më shumë’’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.