Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi “akuzon” mediat e Shqipërisë – Ahmeti: Tu ka shpërla truni, je viktimë e propagandës

Gazeta10
12 October 2023 - 22:46

Përplasjet kanë vazhduar në emisionin “Politiko” por kësaj radhe jo për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama po për mediat në Shqipëri.

Komentatori Blerim Gashi ka akuzuar mediat e Shqipërisë duke thënë se disa media ndërkombëtare kanë raportuar shumë më mirë se sa disa media në Shqipëri, për këtë ka reaguar Ahmeti duke thënë se tu ka shpërla truni ti je veç një viktime e propagandës Ruse.

“A pajtoni zoti Lubonja se e pash që mos merremi shumë me këtë se bota po na sheh që po shkelim të drejtat kolektive nuk qëndron ajo se gjitha mediat ndërkombëtare kanë raportuat më mirë se sa disa nga mediat në Shqipëri”, ka thënë Gashi.

“Zoti Gashi të lutem trego cila media ka raportuar më keq ti sapo e bënë një akuz të ranë për mediat në Shqipëri kjo është nxitje në mes polarizimi në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo që sapo e the ti është agjend e Rusisë që mundohet me përqa Kosovën dhe Shqipërin, ky është argati i Rusis ty tu ka shpërla truni spo di qa po thu ti je viktim e propagandës Ruse”, ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.