
Të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin “Ibër Lepenc” në Zubin Potok, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku do të vazhdoj seanca gjyqësore ndaj tyre.
E dëshmitarja e rastit në këtë sulm është duke e dhënë dëshminë para Gjykatës në Prishtinë.
Millena Bashvareviq ka deklaruar se nuk e di sa ka qenë dëmi nga shpërthimi i kanalit.
Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, në lidhje me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje.