Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shantazhoi viktimën me vite dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
29 September 2026 - 11:05

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se për disa vjet kishte shantazhuar një person tjetër, duke i kërkuar vazhdimisht para.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 2023–2025, ndërsa viktima dyshohet se deri tani i ka dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 2023-2025. Është arrestuar i dyshuari m/k, mbi dyshimin e bazuar se, që disa vjet e kishte shantazhuar viktimën m/k duke i kërkuar para ku deri tani viktima i ka dhënë një shume te konsideruar parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.