
Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e ish-luftëtarit të UÇK-së, Hysni Gucatit për lirim me kusht nga burgu në Hagë, raporton Gazeta10.
I kontaktuar nga Gazeta10, kryetari i degës së OVL-UÇK-së, Emin Lati, ka deklaruar se në javën e ardhme pritet të bëhet publik vendimi për lirimin me kusht të Gucatit.
Nga ana tjetër sipas informacioneve të redaksisë sonë, për dallim nga Gucati, ish ushtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj do të lirohet nme kusht në muajt në vazhdim.
Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë çështje. /Gazeta10/