
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së Kosovës e Shqipërisë në këto kualifikime.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Arbnora Ademaj, Arbër Loxha, Mefail Bajqinovci e Arlind Sadiku.
Në lidhje direkte nga Shqipëria janë Klodian Duro dhe Altin Sulçe.
Gjatë diskutimit për Kosovën foli edhe gazetari dhe komentatori, Arbër Loxha, i cili kritikoi qasjen e caktimit të trajnerit te Kosova.
“Kosova po përdor një sistem të vjetër të përzgjedhjes së trajnerit, FFK-ja nuk po ka projekt për t’i bindur trajnerët e huaj” – tha ai.
Ai pati disa fjalë edhe për lojtarët e Kosovës.
“Një problem që më shqetëson është edhe lojtarët që nuk po marrin përgjegjësi për veprimet e tyre në fushën e lojës” – përfundoi ai.