Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Nuk kemi momentumin e duhur, nuk është gjithmonë faji i trajnerëve

Gazeta10
15 October 2023 - 23:12

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së Kosovës e Shqipërisë në këto kualifikime.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Arbnora Ademaj, Arbër Loxha, Mefail Bajqinovci e Arlind Sadiku.

Në lidhje direkte nga Shqipëria janë Klodian Duro dhe Altin Sulçe.

Gjatë diskutimit për Kosovën foli edhe analisti i përhershëm të emisionit tonë si dhe ish-trajner i shumë skuadrave kosovare, Bekim Isufi.

Ai tha se Kosova nuk po kalon në momentumin e duhur, andaj nuk po kalon në rezultate të mira.

“Nuk kemi lojtarë që po gëzojnë minutazh të mirë, nuk po kalojmë në momentum të mirë, andaj nuk duhet të fajësojmë gjithmonë lojtarët e trajnerët” – tha ai.

Tutje, ai tha se lojtarët nuk po kalojnë në formë të duhur e duhet pritur deri të kthehen në vijë të duhur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.