
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së Kosovës e Shqipërisë në këto kualifikime.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Arbnora Ademaj, Arbër Loxha, Mefail Bajqinovci e Arlind Sadiku.
Në lidhje direkte nga Shqipëria janë Klodian Duro dhe Altin Sulçe.
Gjatë diskutimit për Kosovën foli edhe ish-lojtari i Shqipërisë dhe trajneri, Klodian Duro.
Ai tha se trajnerët kosovarë kanë mundësi të drejtojnë kombëtaren e Kosovës, duke përmendur disa emra.
“Kosova në vendin e saj ka edhe disa emra që mendoj se kanë aftësi të drejtojnë Kosovën, ndër ta janë edhe Ismet Munishi, Bekim Isufi, Arbnor Morina dhe Bylbyl Sokoli” – tha ai.
Duro foli edhe për kombëtaren e Shqipërisë.
“Momentet e kombëtares me Panuccin e Rejan ishin jo të mira për Shqipërinë, ishin gabime, mirëpo gabime që na mësuan shumë” – tha ai.