Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla publikon foto të minave të gjetura në veri: Kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara

Gazeta10
16 October 2023 - 13:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes platformës X, ka publikuar disa fotografi të minave të gjetura në veri, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, duke shkruar se armatimi i konfiskuar tregon nivelin e përgatitjeve për përshkallëzim nga Serbia.

Sveçla ka thënë se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?” ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.