Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arijanet Muric drejt kalimit te Union Berlin

Gazeta10
17 October 2023 - 12:53

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric mund ta transferohet në afatin kalimtar të janarit në kampionatin elitar gjerman, Bundesliga.

Muric ishte ndoshta lojtari më meritor për rikthimin e Burnley në Ligën Premier këtë sezon, pas super paraqitjeve në Championship.

Megjithatë, drejtuesit e klubit vendosen ta blejnë një portier të ri si James Trafford dhe Muric ka mbetur vetëm zgjedhja e dytë.

Portieri i Dardanëve nuk po e pëlqen këtë situatë dhe po mendon opsione tjera në afatin kalimtar të janarit.

Për Muric gjithashtu ka interesim dhe jo nga çfarëdo klube, por nga ato të nivelit të lartë që luajnë në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit Sky Deutschland, Union Berlin është i interesuar për Muric dhe pritet ta bëjë një ofertë si huazim në janar me opsion blerje në verë.

Vlera momentale e portierit të Kosovës është nëntë milionë euro dhe ai ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2026.

24-vjeçari kaloi te Burnley ne vitin 2022 nga Manchester City për shumën e tre milionë eurove.

Muric debutoi me Kosovën në vitin 2018 dhe deri më tani ai ka zhvilluar 28 paraqitje me “Dardanët”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.