
Personi i cili ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ajo.
Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën.
Rikujtojmë se gjyshi një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Rrahman Jasharajn./Gazeta10