
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica në emisionin “Gazeta” ka bërë të ditur se deri në orën 17:00 të ditës së sotme janë realizuar 50 intervenime si pasojë e erërave të forta.
Ai ka thënë se dëmet materiale janë të mëdha, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Sipas Fushticës, dëmet kryesisht janë shkaktuar në objekte, shtëpi private dhe sera.
“Deri në orën 17:00 të ditës së sotme kemi intervenuar në 50 raste, që është një numër i madh, për shkak të erërave jo vetëm në kryeqytet, por në krejt Kosovën. Dëmet janë të mëdha, kryesisht dëmet janë shkaktuar në objekte, shtëpi private, sera”, ka thënë ai./Gazeta10