Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Filloi dhe mbaroi në sesion të mbyllur seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gazeta10
18 October 2023 - 10:48

Seanca e së mërkurës në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar duke qenë e mbyllur dhe mbaroj e mbyllur.

Kjo ka ndodhur me vendim të trupit gjykues, me arsyetimin për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarit të 29-të me kodin Ë-04577, i cili pritet që të rifillojë dëshminë e tij në seancën e sotme.

Dëshmitari i 29-të i Prokurorisë është me status të dëshmitarit të mbrojtur.

Ndërsa, dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 30-të me kodin Ë04769.

Në seancën e 11 tetorit 2023, dëshmitari i 29-të para së të niste dëshminë e tij kishte deklaruar se nuk po ndjehej mirë, e ç’rast kishte kërkuar që të konsultohet edhe me një avokat.

Kërkesa e tij ishte aprovuar nga kryetari i trupit gjykues dhe iu ishte caktuar një avokat mbështetës.

Pas konsultimin që ka pasur dëshmitari i 29-të dhe avokati i caktuar për të, ky i fundit kishte deklaruar në seancë se klienti i tij nuk po ndjehej mirë si dhe nuk ishte i gatshëm që të dëshmonte, por ishte i gatshëm që të shkonte në burg.

Pas kësaj, dëshmitari i 29-të kishte kërkuar nga trupi gjykues që t’iu jepet një muaj kohë për ofrimin e dëshmisë së tij në këtë proces. Kërkesa e tij u refuzua pjesërisht, pasi gjyqtari Smith kishte vendosur që ky dëshmitar ta vazhdonte dëshminë e tij më 16 tetor.

Mirëpo, as më 16 dhe 17 tetor nuk u dëgjua dëshmia e dëshmitarit të 29-të, pasi në seancën e kësaj dite po merrej në pyetje dëshmitari i 30-të në këtë proces.

Me të kalur në seancë publike gjyqtari Smith ka thënë se kjo sencë është mbyllur dhe do të rifillojnë më 30 tetor të këtij viti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.