Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasadori i BE-së në Kosovë reagon për mosdekretimin e Kryeprokurorit

Gazeta10
18 October 2023 - 11:20

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog  në rrjetin social “X” ka reaguar në lidhje me mosdekretimin e Blerim Isufajt, nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Osmani  poashtu  në një intërvistë ka treguar se është kërcënuar për t’a dekretuar Isufajn, ndërsa ambasadroi Szunyog foli pikërisht duke marrë parasyshë deklaratat e Presidentes. Sipas tij, BE pret përzgjedhje të bazuar në merita, e transparent.

“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentes për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparent dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë.U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.” – ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.