
Disa nga mediat vendore kanë raportuar se njësiti FIT po shqyrton mundësinë e largimit të përkohshëm nga Policia e Kosovës.
Të njëjtën e tha në foltoren e Kuvendit të Kosovës edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo theksoj se njësia më elitare e Policisë së Kosovës, FIT, është duke shqyrtuar largimin nga ky institucion për shkak të pakënaqësive.
“Ata janë pjesëtarët që morën pjesën në aksionin e 24 shtatorit. FIT po konsideron largimin nga policia”, është shprehur Deliu-Kodra.
“Është e njëjta njësi që refuzoi pjesëmarrjen në ‘Darkën e Lamës’ e ftuar nga presidentja Osmani”.
Në lidhje me këtë çështje dhe pretendimet e deputetes Deliu-Kodra, Gazeta10 ende nuk ka arritur tan konfirmoj një gjë të tillë.