
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka reaguar për tentim sulmin ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jasharaj, që ndodhi gjatë ditës së hënë në ambientet e shkollës fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, raporton Gazeta10.
“Është shumë keq dhe tejet e rrezikshme që askush nuk ndërmerr asgjë ndaj atyre që njollosin, shajnë, thërrasin në veprime armiqësore dhe kontribuojnë në krijimin e mjediseve armiqësore duke përhapur të pavërteta të qëllimta dhe të rrezikshme vetëm e vetëm për të ndërruar mendimin e drejtë të përfaqësuesve sindikalë të cilët janë në ballë të sindikatave se ashtu e kërko ligji dhe norma”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se këto veprime ndikojnë tek arsimimi i nxënësve.
“Mësueses e mësuesit që u mohohen të drejtat për shkak të mosveprimit të përgjegjshëm të atyre që janë të caktuar nga shoqëria të kujdesen për këtë shkon drejtpërdrejt në dëm të vet nxënësve të cilëve nuk u nevojiten mësuese e mësues me dinjitet të përdhosur nga pështjelluesit që pështjellin dhe prishin mjedisin demokratik.”, u tha ndër të tjera në njoftim.