
Sot, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zhvillojnë mbledhjet dhe konsultimet e tyre të brendshme, pas arritjes së marrëveshjes së djeshme mes dy subjekteve politike.
Kështu bëjnë të ditur burimet e Kanal 10 brenda LVV-së dhe LDK-së.
Grupi parlamentar i LDK-së pritet të mblidhet në orën 16:00, ndërsa gjatë pasdites, edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, pritet të zhvillojë një takim me deputetët e partisë.
Sipas burimeve, temë e takimeve në të dyja partitë pritet të jetë propozimi i përbashkët për Bekim Sejdiun si kandidat për president të Kosovës.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit.
Po ashtu, mbetet e paqartë nëse Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti i ri do të zgjidhen në të njëjtën ditë, apo në seanca të ndara. /GAZETA10