
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar ndaj protestës së sotme të disa kryetarëve të komunave kundër Qeverisë së Kosovës.
Ai ka deklaruar se kjo protestë nuk ka të bëjë me interesin e qytetarëve, por me, siç e ka quajtur ai, “agjendën e pazarit”.
“Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike”, ka shkruar Peci.
Sipas tij, çështjet e komunikimit ndërinstitucional duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe jo përmes protestave të organizuara nga kryetarët e komunave.