Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

MPB njofton për mënyrën e lëvizjes në zonën Schengen pas 1 janarit 2024

Gazeta10
20 October 2023 - 17:31

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kënë mundësinë e udhëtimit pa vizë në vendet e Shengen-it, për qëndrime afatshkurtra, disa herë brenda vitit.

Ministria përmes një postimi në Facebook, njofton shtetasit e Kosovë për rregullat e udhëtimi në vendet e Shengenit, pas liberalizimit të vizave, nga 1 janari 2024.

“Nga 1 janar 2024 me pasaportë të Kosovës ju keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe ato te miqtë apo familjarët, disa herë brenda vitit. Kjo e drejtë ju takon 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, njofton MPB.

Për të udhëtuar pa vizë, kërkohet pasaportë biometrike, informata apo dëshmi mbi arsyen e udhëtimit, rezervimi i hotelit apo informata të vendqëndrimit, biletë kthyese si dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare para cash ose kartelë krediti.

Gjithashtu, qytetarët njoftohen se shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjell pasoja personale, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.