
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është e rëndësishme për Kosovës, dhe se pret mbështetjen e tyre, raporton Gazeta10.
Sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme qe e ka në qendër njohjen reciproke.
“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermania e Franca, andaj ne e mbështesim fatin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha kryeministri./Gazeta10.