
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Taulant Dajaku.
Ai potencoi një nga problemet më të mëdha në futbollin kosovar,
“Kontratat afatshkurtra nënkupton që planet janë afatshkurtra e kjo ndikon në stabilitetin e skuadrave, duke mos arritur rezultatet e dëshiruara” – tha ai.
Tutje Dajaku ishte i vendosur për disa këshilla për ekipet që po bëjnë këto ‘gabime’.
“Kemi shumë e shumë shembuj që kanë pasur plane afatgjate, të cilat nuk kanë pasur sukses menjëherë, mirëpo e kishin fituar stabilitetin ndër vite e me stabilitet vijnë edhe sukseset.” – përfundoi ai.