Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Senad Alirifa jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Malisheva

Gazeta10
24 October 2023 - 15:15

Senad Alirifa nuk do të jetë më shef i shtabit teknik te skuadra e Malishevës.

Alirifa ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të këtij klubi pas humbjes në fundjavë kundër Dukagjinit.

Njoftimin për dorëheqjen e Alirifës, Malishevës e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale teksa ka njoftuar se përkohësisht drejtimin e klubit e ka marrë Qëndrim Kida.

Sot me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa nga pozita e krytrajnerit në FC Malisheva. Pas një periudhe të vështirë në klub dhe pas disa rezultateve jo të kënaqshme kohëve të fundit, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij. Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva. Klubi e falenderon trajnerin Alirifa për punën profesionale dhe angazhimin e tij duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe shëndet të mirë”.

Senad Alirifa mori drejtimin e Malishevës gjatë kësaj vere, teksa e drejtoi klubit në 10 ndeshje zyrtare, prej të cilave arriti katër fitore e gjashtë humbje.

Malisheva gjendet në pozitën e pestë në tabelë në Superligë me 12 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.