
Klubi i Hendbollit Rahoveci është duke u përgatitur për debutim në garat evropiane, shkruan Gazeta10.
‘Vreshtarët’ të martën e kanë mësuar kundërshtarin e parë evropian.
Përballë Rahovecit në raundin e dytë të Kupës Evropiane do të jetë skuadra çeke, Karvina.
Ndeshja e parë do të luhet në Rahovec, ndërsa e dyta në Çeki.
Ndeshja në Rahovec pritet të luhet më 29 apo 30 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit në Çeki më 5 apo 6 nëntor. /Gazeta10/