
Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, në Kanal10, veterani i gazetarisë dhe zyrtari i NATO-s, Afrim Gjonbalaj ka thënë se në takimin e radhës Kurti- Vuçiq do të marrin pjesë edhe presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, raporton Gazeta10.
Ai këtë deklaratë e tha duke u bazuar siç tha në burimet diplomatike. Gjonabalaj tha se pala amerikane nuk do të jetë prezente por Franca dhe Gjermania po.
“Pas sulmeve që kanë ndodhur në veri ata kanë vendosur që të jetë në takim diplomacia e rëndë. Presioni do të jetë më i madh te Kurti”, tha Gjonbalaj.
Gjonbalaj në “Politiko” tha që mund të këtë edhe nderhyrje të amerikanëve nëse Kurti nuk e pranon marrëveshjen. Sipas tij amerikanët ia kanë lënë në dorë Evropës që të merren me këtë çështje.
I pyetur nëse e ka parë dokumentin që do të paraqitet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq, Gjonbalaj tha se do të jetë një rast i mirë për të dy palët. /Gazeta10/