Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një person qëllohet me armë zjarri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia nis hetimet

Gazeta10
25 October 2023 - 9:16

Një person derisa ishte duke lëvizur në rrugën Ferizaj-Prishtinë është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

“Rr. Magjistrale Ferizaj-Prishtinë  24.10.2023 – 23:20  Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuht në raportin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.