
Teologu Mustafë Bajrami në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka komentuar pjestarët në lëvizjen për braktisjen vullnetare të fesë muslimane.
Ai tregon se nuk ndihet mirë kur flet me një njeri që islamin e shpall anti-kombëtar, raporton Gazeta10.
“Nuk e ndiejë veten mirë unë si Mustafë Bajrami të jam bashkëbisedues me një njeri i cili mua ma lyp lugun e qafës, i cili mua Islamin ma shpall si diçka anti – kombëtare, i cili thotë se feja islame është anti njerëzore dhe megjithatë jam këtu për ti treguar shikuesëve se prapa këtyre qëndrojnë shërbime sekrete serbë që dëshirojnë ta arrijnë atë që nuk mund ta arrijnë përmes Manastirit të Banjskës”, tha ai në Kanal10./Gazeta10