
Në një lidhje direkte nga Brukseli, gazetari Kushtrim Sadiku ka dhënë detajet e fundit para takimeve që do të zhvillohen sot në Bruksel.
Sadiku informoi për edicionin special në Kanal10 që sot në Bruksel janë presidenti francez, Emanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, të cilët do të takojnë ndaras përfaqësuesin e BE-së Josep Borrell, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimet sipas tij do të jenë një lloj trusnie për dy vendet që të pranojnë dokumentin e dërguar nga pesëshja evropiane.
“Çështja problematike është asociacioni nga ana e Kosovës dhe prania de-fakto e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, tha Sadiku. /Gazeta10/