
Në një lidhje direkte në edicionin special në Kanal10, nga Brukseli, gazetari Kushtrim Sadiku ka thënë se takimet pritet të fillojnë rreth orës 13:30, raporton Gazeta10.
Sipas tij takimi i parë zhvillohet mes Kurtit me presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Scholz, pastaj presidenti serb Vuçiq me dyshen evropiane.
Tutje Sadiku tha që pas takimeve Kurti do të mbajë konferencë për media duke iu adresuar gazetarëve në lidhje me zhvillimet në takimet bilateriale me BE-në.
“Presidenti francez dhe kancelari gjerman do të tentojnë për të vënë në binarë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Sadiku. /Gazeta10/