
Pas takimit të fundit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Bruksel, gazetari Arben Ahmet ka thënë që pas këtij takimi do të duhej që sot kryeministri bashkë me presidenten e kryekuvendarin të drekonin me liderët e opozitës.
Sipas tij të gjithë bashkë do të duhej të dilnin me një deklarate ku do të falenderonin kancelarin Scholz dhe presidentin Macron për angazhimin dhe lidershipin.
“Të zotoheshin se Kosova do t’i zbatojë pa asnjë kusht të gjitha obligimet dhe t’i kërkonin Francës, Gjermanisë dhe ShBA-ve që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për secilin veprim ose mosveprim”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social “Facebook”, raporton Gazeta10.
Ai tutje ka shkruar se lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur në marrëveshje e nënshkrime me perëndimin. Asnjëherë në marrëveshje e nënshkrime me Serbinë. “Ky është skenari më i mirë për vendin. Albinit e Galukut i’u bjen me qenë më lehtë të kritikueshëm sepse më nuk do të jenë as asi e as ksi, por lidershipi kërkon nganjëjerë edhe vendime jopopulliste”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij të gjitha skenarët e tjerë janë lajthitje që na dërgojnë tek momenti kur ne e shajmë Edi Ramen sepse ai del sërish i pari e na tregon për sanksione të reja. /Gazeta10/
Reagimi i plotë: