
Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar të gjithë punëtorët e KEK-ut në një protestë të cilën e kanë organizuar për përmbushjen e kërkesave të puntorëve.
Kjo protestë do të mbahet më 07.11.2023 nga ora 11, në Prishtinë para zyrave të KEK-ut.
“Ju ftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut në një protestë të rëndësishme të organizuar nga Sindikatat e KEK-ut.Kërkesat tona janë:Ngritja e pagave.Pagesa e fundjavës së punëtorëve me ndrrime, duke filluar nga hyrja në fuqi e ligjit të punës dhe në vazhdimësi.Protesta do të mbahet më datën 07.11.2023, ora 11, në Prishtinë para zyrave të KEK-ut.Bashkohuni me ne në këtë ngjarje të rëndësishme për të ndikuar në të ardhmen tonë të përbashkët dhe të sigurojmë të drejtat tona. Solidariteti është fuqia jonë!”, thuhet në njoftim.