
Pesë persona janë arrestuar në Vushtrri, me dyshimin se janë përfshirë në vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, e ka konfirmuar për Gazeta10 se edhe tre persona tjerë të përfshirë në rast janë arrestuar.
“Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).”