
Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka thënë se ka folur edhe për heqjen e masave të vendosura nga BE ndaj Kosovës.
Ajo tha se institucionet e Kosovës kanë treguar angazhim konkret për deeskalim të situatës dhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatë dhe partnerë.
“Në takim potencova edhe rëndësinë dhe nevojën e largimit të masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për deeskalim të situatës, por edhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë. Njëkohësisht, institucionet tona kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhje të reja e të lira por për fat të keq, adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd.
Tutje ajo ka thënë se i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ekstradojë të gjithë personat që janë të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Grupi terrorit i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të aplikojmë standardet më të larta për gjykim të drejtë dhe i bëjmë thirrje Sebisë që t’i ekstradojë individët dhe zyrtarët që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti terrorist.”