Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje nga bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Thaçit (FOTO)

Gazeta10
31 Tetor 2023 - 10:30

Gjykata Speciale ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami.

Pranë banesës së tij, janë parë veturat e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Kjo bastisje po ndodh një ditë pasi Behrami përmes një statusi në Facebook ka kritikuar Gjykatën Speciale se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.

Po ashtu, Behrami kritikoi edhe për bastisjen gjatë ditës së djeshme të shtëpive të Blerim Shalës, ish-këshilltar i Thaçit dhe Bashkim Smakajt, ish-këshilltar i Thaçit që ka shërbyer edhe si shef i AKI-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.